"UÇK s'bëri tortura!", pronari i ish-qendrës së mobilizimit në Kukës: Ekipet e Hagës s'gjetën asgjë!

Aktualitet
"UÇK s'bëri tortura!", pronari i ish-qendrës

Përgjate 4 muajve në ish-ofiçinën mekanike në periferi të Kukësit, ushtria çlirimtare e Kosovës ka patur një qendër mobilizimi për ushtarët me qëllim përgatitjen e tyre për frontin e luftës.

Rreth 12 mije ushtare re UÇK kanë qenë të grumbulluar në këtë qendër. Në akt-akuzën e Prokurorise speciale në Kosove ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqit përmendet kjo qendër mobilizimi që sipas aktakuzës ka shërbyer për transplant organesh dhe dhoma torture.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Asllan Elezi pronar i ish-qendrës se mobilizimit i hedh poshtë këto akuza duke i cilësuar si shpifje.

Sipas tij edhe vete ekipet nga Haga ne korrikun e vitit te kaluar kane ardhur vete dhe kanë qëndruar tri ditë dhe kanë gjetur vetëm gjashtë fishekë dhe asgjë tjetër.

“Në munden t’i vërtetojnë, nuk kanë as çfarë të vërtetojnë se nuk kanë qenë të vërteta. Këto që bëjn tani i bëjnë, qëllimisht për të ulur dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtu ka qenë vetëm repart mobilizimi. 3 ditë në Komisariat, këto që po të them ty ju kam thënë dhe atyre si përgjigje. Nuk besuan dhe erdhën këtu. Më kanë pyetur: Ku janë bërë transplantet?

U jam përgjigjur çfarë transplantesh ato kanë qenë njerëz më shkollë, gjykatës. A ka patur mjekë? U kam thënë: po, ka patur 3 mjekë. Asgje tjetër.

Çfarë ka qenë këtu ka qenë plot me ushqime, ajo pjesa tjetër me veshmbathje. Kontrolluan nga mëngjesi. Ish-oficina ka mbetur kështu siç është pasi nuk punon më askush.

Prona ime lë të përflitet, le të vijnë këtu dhe ta vërtetojnë. Unë këtu kam qenë nuk kam lëvizur , që nga data 23 Mars e deri në 13 qershor se duhej që të mbahej, qetësi, rregull, se kishte materiale e nuk doja që t’i prekte kush" - tha Elezi.

ME TE LEXUARAT