U kapën me 2.6 ton kanabis në Mal të Zi, Gjykata jep masën arrest me burg për Arlind Tabakun dhe Përparim Shurdhin

Aktualitet
U kapën me 2.6 ton kanabis në Mal të Zi, Gjykata jep masën

“Arrest me burg” per Arlind Tabaku dhe Perparim Shurdhi është masa e dhënë nga Gjykata e shkalles se pare ne Shkoder pasi, akuzohen si bashkepunetore ne kamionin me droge qe u kap ne Malin e Zi me 2.6 ton marijuane.

Arlind Tabaku eshte personi i cili i ka gjetur magazinen shoferit te kamionit Elvis Çalik pasi ky i fundit i ka kerkuar nje magazine me qera per te lene fruta perimet ne Lushnje. Perparim Shurdi eshte pronari i magazines qe ia ka dhene me qera shtetasit Elvis Çalik. Te dy te dyshuarut kane mohuar akuzat ndaj tyre duke thene se nuk kane asnje lidhje me drogen. Nderkohe avokatet mbrojtes te Arlind Tabakut sqarojne se prokuroria kishte zero prova per dy te dyshuarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Saimir Korreshi avokat mbrojtes i Arlind Tabaku: Zero prova prokuroria. Arrestim skandal. Ka vetem nje komunikim me 27 tetor mes Arlind Tabakut dhe shoferit te kamionit. Arlind Tabaku nuk ka qene ne magazine sepse jane kamerat e sigurise. Nuk ka asnje lloj prove nga ana e prokurorise. Arlind Tabaku dhe personi tjeter nuk kane nxjerre asnje emer te personave te perfshire siç pretendohet. Magazinen shoferi i kamionit ia ka kerkuar me qera sepse i ka thene se dua te merrem me fruta perime duke qene se zona e Lushnjes njihet per ate pune. Nuk ka asnje prove qe tregon se kamioni eshte ngarkuar me droge tek magazina por vetem shihet duke hyre dhe duke dale.

Anton Kosteri avokat mbrojtes i Arlind Tabaku: Eshte absurde qe nuk eshte nen hetim asnje punonjes ne doganen e Hanit te Hotit ku kamioni kaloi me droge.

ME TE LEXUARAT