Tmerri i banesave dhe dyqaneve në Kavajë” Policia kap mat dy të rinjtë. Dokumentohen rastet e tjera

Aktualitet
Tmerri i banesave dhe dyqaneve në Kavajë” Policia kap mat dy

Dy të rinj, të kthyer prej muajsh në tmerrin e banesave dhe dyqaneve janë kapur mat nga policia. Të 2 të arrestuarit mësohet se janë me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Policia po ashtu ka sekuestrohen në cilësinë e provës materiale mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet, si dhe një automjet me të cilin u larguan autorët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I PLOTË

Zbardhen dhe dokumentohen edhe 5 raste të tjera të vjedhje të banesave dhe dyqaneve.

Sherbimet e Policisë Kavajë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Gosë, Kavajë, dy persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën Sh.D., menjeherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Fale veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe të shkurtër, u bë e mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

M.N., 29 vjeç dhe G.R., 35 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore dhe operative ka rezultuar se shtetasit e mësiperm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, jane autorë të disa ngjarjeje konkretisht:

•Me datë 12.10.2020, në lagjen nr.2, Rrogozhinë, kanë tentuar të vjedhin, banesën dhe motorrin e shtetasit Z.K.

• Me datë 09.09.2020, në një subjekt me administratore shtetasen D.M, kanë vjedhur bateritë të dy mjeteve eskavator të firmës.

•Me datë 08.08.2020, në fshatin Vilëbashtovë, kanë vjedhur motorin e shtetasit G.S.

• Me datë 21.08.2020, në lagjen nr 2, Rrogozhinë, kanë vjedhur banesa e shtetasit U.K, ku kanë marrë një shumë të konsiderushme parash.

•Me date 11.06.2020, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit D.A., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa produkte.

Vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT