Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pipero kundër kthimit të karantinës: Lokalet dhe restorantet duhet të mbyllen

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero nuk e mbështet mbylljen si një zgjidhje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai thotë se mbyllja duhet të shmanget sa më shumë të jetë e mundur, por është pro masave kufizuese.

Pipero rekomandoi gjatë intervistës për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” se këto masa duhet të përfshijnë baret e restorantet.

“Zgjidhja nuk janë vetëm spitalet. Zgjidhja kryesore janë masat parandaluese që duhet të veprohet edhe me veprime apo masa të tjera kufizuese, para se të shikojmë masat e mbylljes. Unë nuk do të rekomandoja një mbyllje të dytë.

Mbyllja nuk është zgjidhje. Është një zgjedhje ekstreme, duhet të jetë sa më e shkurtër nëse ndodh. Unë as një mbyllje të shkurtër nuk do ta rekomandoja. Por ne duhet të marrim masa kufizuese sa më të shpejta, veçanërisht sa ju takon lokaleve, veçanërisht atyre të natës, restoranteve pas orës 8.

Rekomandoj dhe kërkoj që të mbyllen. Baret e lokalet të kufizojnë numrin e karrigeve ose t’i heqin fare. Njerëzit të shkojnë për të pirë kafe dhe të ikin, të mos grumbullohen brenda. Njerëzit të mbajnë maska jashtë dhe brenda. Maska është mjeti kryesor për të parandaluar përhapjen e pandemisë.”

Pipero theksoi se shtimi i rasteve ditët e fundit ishte i pritshëm. Ai pranoi se kjo gjë ka ngarkuar edhe më shumë spitalet COVID. Sipas Pëllumb Piperos, 10-15% e rasteve kërkojnë hospitalizim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet