Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Përsëri krimineli erdhi dje në vendin e krimit”, Bylykbashi: Pasi ua vodhi e masakroi qytetin durrsakëve, Rama…

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi përmes një statusi të gjatë në Facebook, thotë se aktiviteti i një dite më parë, i kryeministrit Rama në Durrës, ishte një tallje me durrsakët.

Jo vetëm që kanë mbetur jashtë pas dëmtimeve të tërmetit shkatërrues të një viti më parë, siç tha Bylykbashi, por nuk e kanë ende një zgjidhje konkrete.

STATUSI I PLOTE
Krimineli ne skenen e krimit
Perseri krimineli erdhi dje ne vendin e krimit. Edi Rama serish u tal‎l me durrsaket te cileve ua vodhi dhe masakroi qytetin. Erdhi dhe u foli bashke me hienat e tij te korrupsionit. Ata qe shpiken se si te vidhet me koncensione dhe PPP pa gare apo tendera.

Nje vit nga termeti dhe qytetare te qarkut te Durresit jane end‎e ne cadra ku po i ze dimri i dyte. Prishen pallate qe nuk kane demtime sepse jane troje te mira ndertimi por pallate te tjere te shpartalluar nuk shemben dhe qytetaret jane ende jashte shtepive te tyre. Parate e kompensimit shpesh u jepen njerezve qe pothuaj nuk kane deme por thjesht jane militante te qeverise ndersa nese ke marre pjese ne protesta kunder qeverise nuk te qas njeri. Nese prokuroria leviz sadopak, dosjet hetimore per abuzimet me fondet e rindertimit nuk do te lidheshin dot me lidhese per shkak te volumit te provave.

U krenuan per shemtine ‎ku e kane kthyer Durresin, nje sarkofag betoni qe ka varrosur trashegimine kulturore. Torra Veneciane qe rri e strukur ne cep anash centaurit prej betoni qe e quajne Veliere, eshte prova e makuterise. Pallatet mbi reren ne breg te detit jane prove. Rruget qe permbyten me 10 minuta shi jane prove. Gjelberimi i zhdukur eshte prove. Kodra e Currilave qe rreshqiti duke fshire 2 milion eurot e tenderit korruptiv eshte prove. Plehrat qe digjen dhe ndotin ajrin e Durresit jane prove. Kriminelet qe mbledhin vota per PS dhe caktojne deputete, emerojne zyrtare e marrin leje ndertimi apo koncensione e tendera ne qytet, jane prove per durrsaket. Provat nuk mbarojne dhe durrsaket i dine mire sepse i vuajne perdite.

Tallen me durrsaket duke i treguar portalin e deputeteve qe gjoja dokan durrsaket. Ridegjoni pergjimet e prokurorise dhe do kuptoni se si hyne kriminelet dhe ushtaret e tyre ne listen e PS ne Durres dhe mbare vendin. Ky eshte deputeti qe i ofron Rama durrsakeve, ose kriminel ose i korruptuar.

Ja ku eshte bashkia e durresit qe drejtohet me nje drejtoreshe te pergjitheshme te emeruar por jo me kryetar bashkie te zgjedhur. Shihini dhe gjykojini o durrsake! Shihni si kjo bashki ka degraduar ne çdo gje. Shihni si Keshilli Bashkiak jua rriti çmimin e biletes se transportit urban ne kurrizin tuaj si pa te keq. Shihni si harxhojne 80 milion leke me tender per te blere lule e zbukurime kur njerezit jane ende rrugeve pa shtepi. Shihni si miratojne kulla te reja klienteliste ne breg te detit. Shihni ke ju emerojne si drejtore te administrates qe tallen dhe ju vjedhin perdite. Njerez qe kane filluar “karrieren” me trafiqe, me shperndarje parash ‎per blerje votash ne lagjet e periferise dhe per “suksesin” e tyre me pas u graduan drejtore duke fyer qytetarine tuaj, duke ju fyer inteligjencen.

Ata qe dje ishin ne vendin e krimit meritojne burgun. Dhe ato vepra korrupsioni qe kane bere nuk ‎parashkruhen ende per ca kohe, burgu aty eshte. Provat e tyre do te “kendojne” shpejt. Me 25 prill 2021 ju o durrsake keni shansin qe t’ua nenshkruani aktakuzen ketyre hienave.

Mos harroni: keto te zeza ne 20 vitet e fundit ketij qyteti ia ka bere PS qe e ka qeverisur. Por mbi te gjitha, ne 15 vitet e fundit pergjegjes direkt per keto eshte Edi Rama me ata qe folen dje nga podiumi, apo qe ishin ulur dhe e duartrokisnin.‎ Qytetare durrsake, keputiani kthetrat me vote me 25 prill 2021!

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet