Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Nxirrnin pllaka guri në Malin e Tomorit, shpallet në kërkim një person dhe një tjetër procedohet penalisht

1 person është shpallur në kërkim nga Policia dhe një tjetër është proceduar penalisht.

Shtetasi S.Q, 61 vjeç banues në Tiranë, është shpallur në kërkim pasi dyshohet se nxirrte në mënyrë të paligjshme pllaka guri në Malin e Tomorrit.

Njoftimi:

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të nxjerrjes së pllakave të gurit në Malin e Tomorit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar filloi procedimi penal ndaj shtetasit A. B., 34 vjeç, banues në Poliçan, administrator i subjektit Arseo sh.p.k i cili është me masë sigurimi “Arrest në shtepi” dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjektit Klerajdi sh.p.k

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e këtyre shtetasve u gjetën pllaka guri dekorative, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në mënyrë të kundërligjëshme në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Gjithashtu, në subjektin me administrator shtetasin A. B. janë konstatur dhe dy punonjës të pasiguruar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe” Punësim i paligjshëm”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet