Makina humb kontrollin dhe bie nga ura, lëndohen burrë e grua

Aktualitet
Makina humb kontrollin dhe bie nga ura, lëndohen burrë e grua

Një aksident rrugor ka ndodhur mbremjen e sotme në fshatin “Andon Poçi” në Gjirokastër.

Policia ka thene se automjeti ka rënë nga ura që gjendet në hyrje të këtij fshati duke shkaktuar lëndimin serioz të dy personave që gjendeshin brenda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit, të cilët po mundohen poshtë urës për të nxjerrë nga makina çiftin që gjendej në automjet.

Sipas grupit hetimor, mjeti ka rënë nga ura për shkak të humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të makinës.

ME TE LEXUARAT