Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kush është vajza e Joe Biden që do “zëvendësojë” Ivanka Trump

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka pasur një ndikim të madh në Shtëpinë e Bardhë në këto 4 vite.

Vajza e Parë e Shteteve te Bashkuara ka ndjekur nga afër takimet më të rëndësishme të të atit, duke qenë gjithmonë krahu i djathtë i Donald Trump.

Megjithate, rezultatet e deritanishme tregojnë se Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner shumë shpejt mund të jenë jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Rivali demokrat i Trump, Joe Biden ka marrë kryesimin në Pensilvani dhe tani është drejt fitores, duke udhëhequr në katër nga shtetet e mbetura.

Mediat e huaja shkruajnë se Ivankën dhe Jared Kushner mund t’i zëvendësoje Ashley Biden dhe burri i saj, kirurgu plastik Howard Kerin, 53 vjeç.

39-vjeçarja Ashley ka qenë në krah të të atit gjatë fushatës elektorale dhe ka një karrierë të gjatë si aktiviste.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet