Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Bën telefonata pafund dhe…”, zbulohet si dhe ku po e pret rezultatin e zgjedhjeve Donald Trump

Mësohet se Donald Trump është i zemëruar dhe i zhgënjyer që pak aleatë po dalin në mbështetje të tij në TV ose në rrugë.

Kështu thanë burime pranë presidentit për median amerikane CBS News, të cila shtojnë se presidenti ka kaluar shumë kohë duke parë TV, duke bërë telefonata dhe ka ndarë kohën e tij midis Zyrës Ovale dhe rezidencës së tij.

Ndërsa kampi i Trump e ka vendosur theksin në luftën e saj ligjore për rezultatin e zgjedhjeve, nuk ka një strategji të qartë sesi ajo do të ndiqet.

Disa ndihmës të presidentit aktual e pranojnë që e gjithë kjo duhet të ishte menduar muaj më parë, por askush nuk donte ta bënte këtë bisedë me presidentin.

Sa për hapat e ardhshëm në proces gjyqësor, nëse diçka e rëndësishme nuk zbulohet në një shtet tjetër të madh, gjithçka do të bazohet në numërimin në Pensilvani.

Nëse diferenca e votave është shumë e afërt, një sfidë e suksesshme e Gjykatës së Lartë mund të ndihmojë Trump. Nëse marzhi i fitores është mjaft i madh për Biden, çështja e Pensilvanisë nuk do të ketë rëndësi.

Këtu është ajo që ekipi i tij ligjor thuhet se po përqendron përpjekjet për momentin. Kujtojmë se në bazë të projeksioneve që japin mediat derimë tani, Biden është duke kryesuar në 4 nga 5 shtetet ku ende numërohen vota, dhe nëse rezultatin përfundonte kështu, atëherë demokrati do të shpallte fitoren e tij me shumë gjasa, pa pritur hapat e mëtejshëm ligjorë që do mund të ndjekë Trump.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet