Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulmi në Vjenë, policia gjermane bastis disa prona si pjesë e hetimeve

Policia gjermane tha të premten se është duke bastisur apartamente dhe zyra në kuadër të hetimeve për lidhje të mundshme me mbështetësin e grupit ekstremist, Shteti Islamik, i cili në fillim të javës, kreu një sulm të armatosur në Vjenë të Austrisë duke lënë të vrarë katër persona.

Autoritetet austriake e kanë identifikuar “terroristin islamik” si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi austriake dhe maqedonase. Ai u vra nga policia gjatë sulmit.

Vendet në Osnabrueck, Kassel si dhe në zonën Pinneberg që u kontrolluan u përkasin katër personave, të cilët “nuk besohet të jenë të përfshirë në sulm”, tha agjencia federale kundër krimit (BKA).

“Por, ata mund të kenë pasur lidhje me vrasësin e pretenduar”, tha agjencia. Bastisja bëhet me kërkesë të autoriteteve austriake.

Policia austriake ka ndaluar 14 persona si pjesë e hetimeve për sulmin.

Revista gjermane Der Spiegel kishte raportuar në fillim të kësaj jave se sulmuesi i Vjenës kishte kontaktuar me islamistët gjermanë gjatë një përpjekje për të udhëtuar në Siri për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik.

Hetimi gjithashtu ka çuar në Zvicër, ku prokurorët kanë konfirmuar se dy burra zviceranë të moshës 18 dhe 24 të cilët u arrestuan të mërkurën kishin qenë tashmë shënjestra t çështjeve penale për veprat e terrorizmit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet