Spanja shënon rekord vdekjesh nga COVID-19

Bota
Spanja shënon rekord vdekjesh nga COVID-19

Spanja sot regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi që nga fundi i prillit, me 368 viktima.

Numri i të vdekurve në vend tani është rreth 38.500.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vdekjet ditore janë larg pikut që u shënua gjatë pranverës, kur regjistroheshin deri në 950 viktima në ditë, por disa pjesë të vendit që relativisht raportonin shifra të vogla gjatë valës së parë tani po raportojnë numër rekord të vdekjeve.

Sot, Asturias dhe Murcia arritën numrin më të lartë të vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë, ndërsa Andaluzia theu rekordin e saj për valën e dytë dhe tani ka raportuar më shumë vdekje në javën e fundit se çdo pjesë tjetër e Spanjës.

Nga ana tjetër, Madridi, i cili ishte prekur rëndë në pranverë dhe në fillim të vjeshtës, ka arritur të ulë numrin e infeksioneve të reja nën mesataren e Spanjës.

Përdorimi i përhapur i testeve të shpejta në Madrid është përmendur si një nga mjetet që e kanë ndihmuar atë të frenojë përhapjen e virusit pa lënë nevojë për një karantinim të plotë.

Në shkallë kombëtare, Spanja sot raportoi afër 22.000 infeksione të reja.

Hospitalizimet aktive mbetën relativisht të qëndrueshme në gjithë vendin, megjithëse 16 për qind e të gjithë shtretërve dhe 29 për qind e të gjitha njësive të kujdesit intensiv në vend janë akoma të zëna për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Në një fjalim në Valencia, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri thirrje për “disiplinë kolektive” deri në maj, që është muaji kur skadon gjendja e jashtëzakonshme e Spanjës.

“Ky është afati kohor gjatë të cilit ekspertët thonë se do ta tejkalojmë pjesën më kritike të pandemisë. Dhe kur të kalojnë këta gjashtë muaj, fushatat e vaksinave mund të jenë gati, së bashku me ndryshimin e motit”, shtoi Sanchez.

 

ME TE LEXUARAT