Shqipëria vlerësohet me çmim për qeverisjen digjitale

Aktualitet
Shqipëria vlerësohet me çmim për qeverisjen digjitale

Shërbimet publike online për qytetarët dhe bizneset i kanë dhënë Shqipërisë çmimin e qeverisjes digjitale.

Lajmin e bën me dije Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj. Ndarja e çmimeve u bë sot nga ReSPA (iniciativë e BE) dhe OECD/SIGMA të cilët i dhanë Shqipërisë notën maksimale në kategorinë për qeverisjen digjitale (Digital Goverment).

“Pas vitesh pune të madhe, Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht për qeverisjen digjitale.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit u vlerësua për udhëheqjen e këtij projekti kombëtar për shndërrimin e administratës publike në efikase dhe inovatore”, shprehet Karçanaj.

Sipas Karçanajt, çmimi nxjerr në pah përpjekjet e qeverisë në investime që ndryshuan administratën publike përmes sistemeve digjitale.

Përmes e-Albania, qytetarët shqiptarë marrin qindra shërbime publike me nje klik të vetëm.

Ky vlerësim ndërkombëtar, sipas drejtueses së AKSHI-t, është një mundësi e madhe për mbështetje nga partnerët perëndimorë në digjitalizim, si përgjigja e vetme për të siguruar qendrueshmëri në çdo kohë dhe cilësi jete për qytetarët shqiptarë.

ME TE LEXUARAT