Rama: Meta e ka kthyer Presidencën në destinacion qesharak

Politikë
Rama: Meta e ka kthyer Presidencën në destinacion qesharak

Ndërkohë që Ilir Meta ka filluar me një retorikë të ashpër politike ndaj kundërshtarëve të tij, kryeministri Rama deklaroi se kreu i shtetit e ka kthyer institucionin e presidencës në një destinacion qesharak.

Sipas Ramës, Meta ka qenë një politikan që i ka provuar të gjitha postet e mundshme, ndaj tani nuk ka se çfarë kërkon tjetër. "Mos do vilën e Zogut në maj të kodrës" - tha Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Këta mendojnë se i vetmi gabim është në anën e popullit që na votuan ne.

I vetmi gabim që mund të gjejnë është që i gjen Monika Ilirit, që u bë partner me ne në 2013 ndërkohë që për Ilir Metën është koha më e lavdërushme në jetën e tij.

Ndërkohë pyetja mbetet, çfarë do Meta nga Durrësi dhe Shqipëria.

Durrësakët bashkë me gjithë shqiptarët i kanë bërë Ilir Metës atë që nuk ia kanë bërë asnjë politikani në historinë e shtetit shqiptar që nga Ismail Qemali e deri më sot.

Askënd tjetër përveç Ilir Metës nuk e kanë bërë kryeministër, 30 vjeç, kryetar parlamenti 40 vjeç dhe president 50 vjeç.

Tani çfarë kërkon Ilir Meta për 60-vjetorin nga Durrësi? Mos do vilën e Zogut që ta ketë dhe një vilë në maj të kodrës pas asaj buzë detit.

E ka bërë presidencën në institucion destinacionin më qesharak të arsyes njerëzore që të vjen zor kur e dëgjon.

As armikut nuk i urohet katandisja në atë gjendje e jo më dikujt që është armiqësuar me të gjithë dynjanë.

Armik nuk e kemi, kundërshtar jo. Nuk ka më kthim prapa, ne do ecim përpara. Në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë" - tha Rama.

ME TE LEXUARAT