Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Qetësohu, Donald, qetësohu!”: Greta Thunberg i ‘hakmerret’ Trump

Aktivistja e klimës, 17 vjeçarja Greta Thunberg siç duket nuk e ka harruar një thumbim që i kishte bërë presidenti amerikan, Donald Trump, rreth 11 muaj më parë.Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, madje në “hakmarrjen” ndaj Trump të enjten, Thunberg ka përdorur pikërisht frazën e presidentit amerikan.

Në vitin 2019, presidenti i SHBA ishte tallur me Greta Thunberg kur ajo u emërua personi i Revistës Time.

Z. Trump kishte kritikuar vendimin e Revistës Time për të emëruar aktivisten adoleshente të klimës si personin e vitit dhe kishte shkruar: “Kaq qesharake. Greta duhet të punojë për problemin e saj të Menaxhimit të Zemërimit, pastaj të shkojë në një film të modës së vjetër me një mik! Qetësohu Greta, qetësohu!”.

Dhe aktivistja mjedisore ricikloi fjalët e vetë z. Trump të enjten për akuzat e tij për mashtrim të votuesve.

“Kaq qesharak. Donald duhet të punojë për problemin e tij të Menaxhimit të Zemërimit, pastaj të shkojë në një film të mirë të modës së vjetër me një mik! Qetësohu, Donald, Qetësohu!”, ka shkruar Greta Thunberg në një postim në Twitter të enjten, duke iu përgjigjur një cicërimë nga Donald Trump që lexonte “NDALONI NUMËRIMIN E VOTAVE”.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet