PD i përgjigjet Ramës: Me tallje e mashtrime nuk zgjidhen hallet e qytetarëve

Politikë
PD i përgjigjet Ramës: Me tallje e mashtrime nuk zgjidhen hallet e

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i përgjigjet kryeministrit Rama me një video.

Përmes Facebook, Bardhi thotë se Rama u sorollat edhe sot nëpër sheshet e plehrave, duke përsëritur të njëjtat batuta dhe premtime të lodhura e shëmtuara, siç tha ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statusi i plotë

Një orë fjalim sot tek fusha e plerave, përsëriti të njëjtat gënjeshtra për PD, Lulzim Bashën, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga PD dhe për Opozitën e Bashkuar.

Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim.

Nuk ka asnjë bilanc në qeverisje, përveç projekteve që në 2 mandate mbeten vetëm në 3D, ndërkohë që nuk ka më propagandë që fsheh krimin dhe korrupsionin e Qeverisë së Dështimit.

Vetëm me fjalë, tallje, fyrje dhe mashtrime nuk zgjidhen dot hallet e shtuara të qytetarëve shqiptarë.

U lodh kot deri tek plehrat, duke fyer dhe keqpërdorur socialistët e ndershëm, për gjoja përzgjedhjen 3D të kandidatëve për deputetë.

E kishte më afër burgun, për të bërë atë që ka 8 vite që bën, përzgjedhjen e kandidatëve me krimin e organizuar.

ME TE LEXUARAT