Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Nuk e di a është gjallë a vdekur”, lihet në burg Rrok Pepaj

Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Rrok Pepaj, babain e Danjel Pepaj, ky i fundit i akuzuar për vrasjen e Vilson Çuatj dhe Klement Pepaj në Vrith të Malësisë së Madhe.

Rrok Pepaj u arrestua si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit pasi u gjetën dy viktimat afër një parcele droge që dyshohet se është e djalit të Danjel Pepaj që ende nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

Gjykata e shkallës së parë e la me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasin Rrok Pepaj ndërsa të njëjtën masë sigurie dha edhe Gjykata e Apelit në Shkodër.

I vetmi ndryshim është se Apeli ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e Rrok Pepaj ndërsa masën e sigurisë ndaj tij nuk e ka ndryshuar.

Në sallën e gjyqit mësohet se Rrok Pepaj si në shkallën e parë edhe në apel ka mohuar se ai ka lidhje me kultivimin e kanabis sativa.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me kultivimin e kanabisit.

Nuk kam patur asnjë dijeni për parcelën dhe nuk e di nëse është e djalit tim apo jo sepse nuk më ka thënë asgjë.

Unë nuk e di as sot se ku e kam djalin tim dhe për më tepër nuk e di nëse është i gjallë apo i vdekur.

Nuk kam patur asnjë informacion as gjatë atyre ditëve dhe as tani më mbrapa.

Unë nuk kam komunikuar me djalin tim as ditën kur ka ndodhur ngjarja dhe as më pas, dhe nuk kam asnjë informacion për të nëse është i gjallë apo i vdekur.

Kam dalë bashkë me policinë për të kërkuar për viktimat sepse flitej se mund të ishin vrarë.

Parcelën e drogës dhe viktimat afër saj i ka gjetur policia, dhe më pas policia më kanë thënë se parcela është e jotja dhe se jam bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit, por në fakt unë nuk kam asnjë lidhje me kanabisin.

Kam kërkuar bashkë me policinë por pa e ditur se ku mund të ishin trupat ose parcela, thjeshtë kam dalë për të kërkuar bashkë me policinë për të parë se çfarë mund të kishte ndodhur”, ka deklaruar Rrok Pepaj përpara Gjykatës së Apelit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet