Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Macron kërkon reformimin e Schengen-it për të luftuar terrorizmin

Presidenti francez, Emanuel Macron ka bërë thirrje për një rimendimensionim të marrëveshjes së lëvizjes së lirë, Shengen në Evropë dhe urdhëroi një dyfishim të policisë në kufijtë e Francës në përpjekje për të kontrolluar terroristët.

Macron i bëri thirrje Bashkimit Evropian të rimendojë traktatin e Shengenit që lejon udhëtime pa kufij midis shteteve nënshkruese, pasi ai akuzoi bandat e trafikimit të njerëzve për importimin e terrorit në Evropë.

Veprimi pason zemërimin e gjerë për prerjen e kokës së një mësuesi muajin e kaluar nga një emigrant çeçen 18-vjeçar dhe vrasjen e tre personave në bazilikën Notre Dame në Nisë javën e kaluar nga një tunizian, 21 vjeç, i cili kishte arritur ilegalisht nga Italia dy ditë më herët.

Zona Shengen përbëhet nga 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, si dhe Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Lichtenstein, midis të cilave nuk ka kontrolle kufitare.

Franca ka vendosur mijëra ushtarë për të mbrojtur vendet e rëndësishme si vendet e adhurimit dhe shkollat. Macron tha se sulmet e fundit në Francë dhe Austri ishin një paralajmërim për Evropën se “rreziku terrorist është kudo”.

“Ne do të rrisim nga 2,400 në 4800 oficerë policie, ushtarë të cilët do të mobilizohen për të luftuar kundër imigracionit të paligjshëm“, shtoi ai pasi theksoi se “luftimi në mënyrë efektive kundër këtij terrorizmi islamik do të thotë të luftosh kundër rrjeteve të trafikantëve që kanë lidhje me terrorizmin, ndonjëherë janë vetë terroristët”.

Macron shprehu vendosmërinë e tij për të parë reformën e rënë dakord nën presidencën franceze të Këshillit të BE, e cila do të zhvillohet gjatë gjysmës së parë të 2022.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet