Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Klopp: Të luash kundër Cityt është tepër e vështirë…

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e përshkroi ndeshjen kundër Manchester Cityt si ‘ndeshjen më të vështirë’ në futboll.

Dy skuadrat e mëdha angleze, që edhe janë pretendente për titull këtë sezon, takohen në ‘Etihad Stadium’ ditën e diel.

“Dueli ndaj Manchester Cityt nuk do ta vendosë kampionatin. Është një ndeshje shumë e vështirë për të dy ekipet”, ka deklaruar Klopp, transmeton lajmi.

“Sidoqoftë, sezoni është ende në fazë të hershme dhe gjërat mund të ndryshojnë. Manchester City është një nga skuadrat më të mira në botë”.

“Më pëlqejnë ndeshjet si kjo, por detyra është e vështirë. Të luash kundër Manchester Cityn mund të jetë ndeshja më e vështirë në botën e futbollit, dhe ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet