Gjyqtarët dhe prokurorët që digjen në vetting iu pezullohet licensa për 5 vite

Aktualitet
Gjyqtarët dhe prokurorët që digjen në vetting iu pezullohet

Gjyqtarët dhe prokurorët të cilët janë skualifikuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), do tu hiqet licensa e avokatit për 5 vite, nëse do të ketë një kallëzim penal ndaj tyre.

Ky vendim është marrë sot gjatë një mbledhje të zhvilluar nga Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë.

Vendimi i sotëm thekson se të gjithë magjistratët ndaj të cilëve iniciohet një kallëzim penal, nuk do të kenë të drejtën që për 5 vitet e ardhshme të punojnë si avokatë.

Ky vendim prek dhe ata gjyqtarë e prokurorë të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga procesi i vettingut, ku të gjithë nuk do të mund të ushtrojnë detyrën e tyre për 5 vite nëse do të ketë kallëzim penal ndaj tyre.

ME TE LEXUARAT