Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gazetari publikon drogën e kultivuar në Vlorë: Do të përdoren në zgjedhje

Gazetari Artan Hoxha publikon pamje të reja të kultivimit të kanabisit mes Dukatit dhe Tërbaçit të Vlorës.

Në studion e ‘Abcnews’, Hoxha tha se pamjet janë marrë në fund të muajit Tetor dhe kjo tregon se mbjellja është bërë përgjatë muajit gusht.

Ai u shpreh se sasia e kultivuar do të përdoret në zgjedhjet parlamentare të 2021, më 25 prill.

Ai tha se këtë vit është vënë re një fenomen tjetër në krahasim me vitet e tjera ku kultivuesit e kanabisit kanë shfrytëzuar periudha të ndryshme kohore për mbjelljen e kanabisit për të shmangur sezonet ku ka ka kontrolle të shtuara.

Ai e lidhi këtë me dy fenomene të ndryshme, e para fakti që jemi në vit parazgjedhor, dhe e dyta pandemia e koronavirusit e cila ka ulur kontrollet e policisë në terren për shkak të angazhimeve të tjera.

“Pamjet janë marrë në fund të muajit të Tetor, para një jave.

Prandaj mua më habiti se kjo do të thotë se është mbjellë gjatë muajit gusht.

Në fund të muajit shtator policia e shtetit bëri një aksion dhe gjeti një sasi prej 20 mijë rrënjësh.

Është mbjellë njëherë dhe është rimbjellë për herë të dytë. Kultivuesit kanë shmangur monitorimin.
Në foto duket zona pyjore mes pishave. Janë rezervuarit e ujit për t’i dhënë ujë bimës.

Të gjitha këto denoncime kanë pasur një qëllim, për të thënë se në një vit parazgjedhor ka rritje të kultivimit të kanabisit.

Duke qenë në pandemi policia është e angazhuar edhe në gjëra të tjera përfshirë edhe këtë punën e maskave.

Ka patur shumë fuqi punëtore sepse të rinjtë që shkonin jashtë në sezonin veror kanë mbetur në Shqipëri”, deklaroi Artan Hoxha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet