Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

EULEX i bastisi shtëpinë e Thaçit, avokati i tij: Po kërkohen prova për aktakuzën

Dastid Pallaska, do të jetë avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas GazetaExpress, Pallaska ka folur dhe për bastisjen që i është bërë sot shtëpisë së Hashim Thaçit në Çagllavicë, ku sipas tij bastisja është bërë për qëllime të përgjithshme, por është e paqartë pse ajo është bërë pas ngritjes së aktakuzës.

“Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e tij. Sa i përket qëllimit të bastisjes, mund të them se qëllimet ishin të përgjithshme.

Pa e nënvlerësuar këtë fakt, mbetet e paqartë në aspketin procedural dhe logjik që bastisjet të kryhen pas ngritjes së aktakuzës.

Duket se Prokuroria po kërkon ende prova për të mbështetur një aktakuzë që e ka ngritur”, ka deklaruar Pallaska.

Tashmë Krasniqi, Thaçi, Veseli dhe Selimi janë të prangosur në Hagë.

Ndërkohë ditën e sotme EULEX ka bastisur shtëpinë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Një natë më parë, Dhoma e Specializuar konfirmoi aktakuzën kundër ish-presidentit Hashim Thaçit, dy ish-kryeparlamentarëve Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që aktualisht ndodhen në dhomat e paraburgimit.

Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte.

Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet