E rëndë në Kurbin, gruaja godet me sqepar në kokë bashkëshortin

Aktualitet
E rëndë në Kurbin, gruaja godet me sqepar në kokë

KURBIN- Një grua ka go ditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kurbin, mesditën e sotme. Mësohet se gruaja, 58 vjeçe, është konfliktuar me të shoqin, dhe më pas e ka qëlluar me sqepar në kokë. Burri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çifti kanë pasur herë pas here konflikte të vazhdueshme. Ata kanë dhjetë fëmijë bashkë dhe njihen në zonë për konflikte.

Njoftimi I Policisë

Kurbin/Informacion paraprak

Sot ,në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sanxhak, Kurbin, për motive ende të paqarta shtetasja D.D.,58 vjeçe ka goditur me sende të forta bashkëshortin e saj shtetasin Ll.D.,61 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Shtetasja D.D. është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Kurbin ,për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT