Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dje i vunë tritol në shtëpi/ Talo Çela ende në arrati, GJKKO njofton seancën e rradhës

GJKKO njofton seancën e rradhës për Tao Çelën ndonëse ai është në arrati pasi kërkohet për grabitjen e Rinasit dhe për atentatin me armë zjarri të 2 vëllezërve Haxhia në Durrës.

Seanca e njoftur sipas GJKKO do të mbahet më datë 19 nëntor.

Kujtojmë se dje në orët e para të mëngjesit i është vënë tritol shtëpisë së Çelës , në pjesën e jashtme të shtëpisë dhe ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë në oborr policia gjeti 2.8 kg lëndë plasë që nuk shpërtheu, e cila mund ta rrëzonte vilën 2-katëshe.

Çela është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 9 prill 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ai dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet