Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Boris Johnson kapet ‘mat’ duke e bërë vetë tamponin për COVID-19

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson u fotografua sot duke bërë tamponin e koronavirusit. Johnson u fotografua duke bërë tamponin në Universitetin De Montfort në Leicester.

Ai gjithashtu u pa duke folur me stafin në qendrën e testimit, e cila po ndjek nga afër testet që mund të japin rezultate për më pak se një orë.

Vetë Johnson rezultoi pozitiv nga koronavirusi në mars të këtij viti, dhe prej disa javësh u shtrua në spital pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Megjithatë edhe pse i infektuar nuk përjashtohet mundësia për t’u infektuar sërish.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet