Zgjedhjet/ Trump nis fushatë mbledhje fondesh për përballimin e sfidave ligjore

Bota
Zgjedhjet/ Trump nis fushatë mbledhje fondesh për përballimin e

Numërimi i votave për të shpallur presidentin e ri të Amerikës vazhdon.

Ndërkohë, ekipi i fushatës së Donald Trump po zhvillon një fushatë për mbledhjen e fondeve në mënyrë që të përballojnë sfidat ligjore që do të nisë.

“Vetëm sot, ata kanë mbledhur 8 milion dollarë apo 6.1 milion euro, si pjesë e një përpjekje për të ndihmuar në financimin e proceseve gjyqësore zgjedhore”, – ka thënë një kryetar i financave për grupin Trump Victory për CBS.

Donald Trump ka paraqitur akuza për numërimin e votave në Michigan, Pennsylvania dhe Georgia pasi Joe Biden fitoi në Wisconsin dhe Michigan.

Trump pretendon se i janë vjedhur votat. Republikani ka deklaruar se është cënuar integriteti i sistemit si dhe vetë zgjedhjet presidenciale.

Ndërkohë Gjykata e ka hedhur poshtë këto akuza, duke arsyetuar për prova të pamjaftueshe.

ME TE LEXUARAT