Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Thaçi në paraburgimin e Hagës, Presidenti Meta zbulon bisedën e fundit me të

Presidenti Ilir Meta, në një lidhje me “Opinion”, ku ka folur dorëheqjen e Hashim Thaçit pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, ka treguar dhe bisedën e fundit që ka patur me të në shtëpinë e tij.

Meta tha se ka biseduar me Thaçin. “Ka qenë në shtëpinë time. Ishte i qetë për akuzat. Nuk kam frikë më tha”, tregoi Meta.

Kreu i shtetit, apeloi po ashtu për unitet të politikës kosovare, duke shtuar se çështja kombëtare është më e madhe se ndasitë që mund të ketë mes tyre.

“Mesazhi im ka qenë dhe është për unitet për këto çështje kaq të rëndësishme që kanë të bëjnë me funksionimin dhe dinjitetin e shtetit të Kosovës.

Kjo situatë kërkon bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës, për të parë përtej interesave afatshkurtra. Sa më e fortë të jetë Kosova, aq edhe më periferike bëhen efektet e një inskenimi të tillë, që bëhen për të bllokuar shtetin e Kosovës, për të bllokuar njohjet e saj dhe për të vënë në pikëpyetje përpjekjet e saj për integrimin.

Shpreh solidaritetin tim më të thellë me popullin e Kosovës, Thaçin, Veselin e Krasniqin! Jam i bindur që do dalin faqebardhë”, tha Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet