Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Thaçi në Hagë/ Meta: Janë hedhur miliona euro nga Serbia dhe aleatët e saj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë sot dorëheqjen për t’u paraqitur pranë Gjykatës Speciale, pas akuzave për krime lufte.

Bashkë me të drejt Hagës janë nisur edhe dy ish-eksponentë të tjerë të UÇK, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Lidhur me këto zhvillime ka folur sonte në “Opinion” dhe presidenti Ilir Meta, i cili e ka quajtur si një përpjekje të Serbisë dhe aleatëve të saj për të dëmtuar shtetin e Kosovës.

“Nuk kam patur një informacion zyrtar, por mendoj se një situatë e tillë ka qenë e pritshme.

Sipas procedurave që dihet në një institucion të tillë, është e vështirë dhe nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Sepse është një akuzë, është një dyshim dhe gjykata është ngritur sepse janë dhënë qindra miliona euro për të shqyrtuar këto dyshime që janë akuza të bëra publike me prapavi të qartë politike, të sponsorizuara nga Serbia dhe aleatët e saj prej gati dy dekadash.

Kjo është bërë për të dëmtuar jo vetëm luftën e Kosovës por një përpjeke kundër shtetit të Kosovës që ka arritur zhvillime të rëndësishme në këto vite.

Është një përpjekje, një revansh i Serbisë për të penguar konsolidimin e shtetit të Kosovës, dhe njohjeve të saj të mëtejshme me akte të tilla.

Kjo në gjykatë është një kosto për atë që Kosova ka arritur, është sponsorizim i fuqishëm i Serbisë dhe aleatëve të saj. Ka qenë dhe një kompromis i Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë”, tha Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet