Rekord infektimesh në Greqi, 29 të vdekur dhe 2917 të prekur në 24 orë

Kosovë&Rajon
Rekord infektimesh në Greqi, 29 të vdekur dhe 2917 të prekur

Shifra në rritje nga Covid edhe në Greqi, 2917 raste të reja, 187 të intubuar dhe 29 viktima nga Covid në 24 orët e fundit.

Një rekord i trefishtë negativ në vdekje, intubime dhe raste të reja u publikuan sot nga autoritetet shëndetësore në Greqi, disa orë para bllokimit për herë të dytë të vendit.

EODY publikoi 2,917 raste të reja të koronavirusit në vend, nga të cilët 27 u zbuluan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 49807. Ndërsa 187 pacientë po trajtohen të intubuar, 310 pacientë të tjerë janë liruar nga ICU.

Gjithashtu sot janë bërë publike 29 vdekje të tjera të regjistruara në 24 orët e fundit duke shkuar kështu në 702 numri i vdekjeve në vend.

ME TE LEXUARAT