Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Reagon djali i Thaçit pas konfirmimit të aktakuzës së Speciales: Do më marrë malli, e di që do kthehesh shpejt

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi konfirmoi sot aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj tij duke njoftuar njëkohësisht edhe dhënien e dorëheqjes si kreu i shtetit.

Pas këtij lajmi, ka reaguar me një postim në Instagram djali i tij, Endri. Endri Thaçi shkruan në postimin e tij se babai i tij e ka fituar betejën e lirisë dhe udhëhoqi edhe betejën për republikë.
Tashmë, shkruan Endri, babai i tij do të udhëheqë betejën për drejtësi.

“Do të më marr malli shumë, por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lart fitoret e tuja me mamin, familjen tonë, shokët,” shkruan më tej ai.
Postimi

“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK❤️❤️”

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet