Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama nuk ndodhet më në seancë, por Gjuzi nuk i ndahet: Më i ofenduari nga të gjithë, në 7 vite s’ka bërë asnjë punë

Deputeti Kujtim Gjuzi nuk i ndahet Ramës edhe pse gjatë seancës ia ndërpreu fjalën më shumë se 5 herë kurse tashmë kryeministri as nuk ndodhet më në seancë.

Gjuzi e ka kritikuar Ramës për ofendimet ndaj deputetëve të opozitës parlamentare, por shton se ai është vetë më i ofenduari pasi në 7 vite s’ka bërë asnjë punë. Ai shton se Rama kërkon ta gjejë mazhorancën tek partitë opozitare jashtë parlamentit teksa deputetët në Kuvend zgjedh vetëm t’i ofendojë.

Kujtim Gjuzi thotë se Rama nuk ka asfaltuar asnjë rrugë, por vetëm ka riasfaltuar teksa e akuzon se në këtë vit zgjedhjesh do të mashtrojë sërish shqiptarët.

”Shqiptarë jemi në borxh 89%. E kanë marrë me 62-68%. S’kanë barë asnjë rrugë, vetëm kanë riasfaltuar. Ccdo foshnje që lind ka 3 mijë euro borxhe publike.

S’ka rritur paga e pensione,thotë do i rrisë më 1 janar. Është viti i zgjedhjeve, doni të mashtroni sërish, po nuk do keni shans. Duhet një qeveri akademike që mos vjedhë zgjedhjet.

24 mandate janë të vjedhura, nuk është mazhorancë. E kërkojnë mazhorancën në anën tjetër, tek partitë që kanë shkuar breg Lanës dhe Presidencës. Pastaj na ofendon kryeministri këtu. 7 vjet zero punë, fasada, zhgarravina. S’a më faj ministrja e financave. Për një vendim duhet të kalojë nga kryeministri. Jo dhe për shuma të vogla.”- tha Gjuzi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet