Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Projekt-buxheti i 2021/ Ahmetaj: Qeveria e përgatitur! Më gjeni një vend në rajon që ka rritur pagat gjatë pandemisë

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka folur për projekt-buxhetin e 2021 duke garantuar se qeveria është e përgatitur për t’iu përgjigjur krizave.

Ahmetaj thotë buxheti i 2021 do të jetë ai i rimëkëmbjen ekonomike familjare.

Ai po ashtu ka bërë dy krahasime me vitin 1997 dhe 2013, duke theksuar se 23 vite më parë ekonomia ra me 12% kurse në 2013 papunësia arriti në 18%.

Ahmetaj i përgjigjet opozitës duke e sfiduar që t’i gjejnë një vend në rajon dhe më tej që ka rritur pagat gjatë pandemisë.

”Vitit 2020 nuk është një vit i zakonshëm. Shumë kush e krahason me krizat e kaluara që ka pasur shoqëria shqiptare në 25-30 vite. Do e sjell një krahasim në vijim
Buxheti në finale është përgjigjia që një qeveri, mazhorancë apo parlament vendos t’i japë krizave, zhvillimeve të munguara apo të përshpejtuara. Buxheti është aktori që ka në themel përgjigjien e përgjegjshmërisë.
Deputeti para meje bëri pyetjen e duhur, ku shkojnë paratë e shqiptarëve?

Një korsi është të flasësh për makroekonomi, dhe një tjetër e përgjigjieve të duhura. Ky është buxheti i taksave 0. Më 1 janar mbi 100 mijë biznese do paguajnë zero, ky është premtim i mbajtur. Shtyllë e këtij buxheti.
Nuk e kam ministrin e bujqësisë, por shtylla e dytë është mbështetja ndaj bujqësisë.

Falenderoj ministrin që ka mbështetur fermerët gjatë pandemisë, dhe këmbënguljen për heqjen e akcizës së naftës. Një mbështetje të ndjerë për fermerët. Ky është buxheti i familjes. Mbi 300 mijë fermerë që mbështeten gradualisht, dhe vetëm në vitin e parë janë 70 mijë.

Ky është buxhet i rimëkëmbjes së ekonomisë familjare. Qeveria është përgatitur për t’u zgjeruar fiskalisht. Në një ditë të vështirë, qeveria është e gatshme, e mundshme, e përgjegjshme për të rritur financimin në ekonomi. Biznesi i vogël, pagat, infrastruktura, shëndetësia, bujqësia, rindërtimi. Jo vetëm një përgjigjie momentale, përgatitje shumëvjeçare për kohë krizash që nuk i kontrollo dot.

Ka rënë ekonomia, kanë humbur vende pune. Krahasoni krizën e 97, skemat piramidale. E dini sa ra ekonomia atëhere? 12%. Po more po, bie ekonomia 6-7%. Në krye të 6 muajve prap po ju bëj një krahasim, krahasojeni në 2013. 18% ishte papunësia, në kulmin e krizës për shkak të qeverisë papunësia nuk shkoi më shumë se 12.2%, dhe janë rikthyer 33 mijë vende pune. Krahasim me një krizë të bërë nga njerëzit, dhe një nga faktorët e jashtëm.

Si reagon qeveria në kohë kriza, ndaj tërmetit dhe pandemisë. Mos e godisni buxhetin në mënyrë klasike. Jo me bolorinë e metaforave. Qeveria ka mundësi t’i përgjigjet krizave. Dy mazhoranca, në ’97 nuk e përballoi, sot rikuperon brenda 1 viti e gjysmë. Rritëm pagat. Menaxhon në mënyrë të shkëlqyer pandeminë. Rritje pagash për mësuesit. Më gjeni një vend të rajonit, ndoshta dhe më tej që ka rritur pagat në kohë pandemie. Kundërciklike, injektim. Dinjitet për mjëket dhe mësuesit.”- tha Ahmetaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet