Presidencialet në SHBA, Trump përgjysmon epërsinë e Biden në Arizona

Bota
Presidencialet në SHBA, Trump përgjysmon epërsinë e Biden

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngushtuar epërsinë në shtetin e Arizonës, që dje veçse u shpall fitues nga demokratët nga shumë medie në Amerikë, shkruan Forbes.

Beteja për 11 votat elektorale vazhdon të jetë e ngushtë, por Trump ka përgjysmuar epërsinë e Biden në Arizona.

Dje shumë shtete e konsideruan si të fituar këtë shtet nga demokratët por duket se ende nuk ka përfunduar gara.

Mendohej se me fitoren në këtë shtet, Bidenit do i duheshin vetëm edhe votat nga shteti i Nevadas që të siguronte fitoren.

Biden ka 68.390 vota më shumë se Trump në Arizona, apo 2.4%, ndërkohë që dje epërsia ishte 5%.

Për të rimarrë shtetin, i cili ka favorizuar republikanët në çdo zgjedhje që nga viti 1952, presidenti do të duhet të fitojë pjesën më të madhe të votave të mbetura.

Departamenti i Zgjedhjeve të Qarkut Maricopa deklaroi se ka rreth 275,000 vota të mbetura për të numëruar.

ME TE LEXUARAT