Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Policia kontroll në të gjitha rrugët e kryeqytetit, gjobit shkelësit

Policia e Shtetit ka vijuan me kontrollet në rrugët e Tiranës për të disiplinuar trafikun duke shmangur pengesat dhe parandalimin e aksidenteve.

Policia thotë se çdo ditë po vendos një numër të konsiderueshëm masash administrative, por sërish ka neglizhencë nga shoferët.

Sipas njoftimit zyrtar, shumë përdorues automjetesh nuk respektojnë normat e sjelljeve për pushim dhe qëndrim të mjeteve duke shkaktuar trafik dhe rrezik për aksidente.
Po ashtu Policia thekson se këta përdorues bëhen pengesë serioze për mjetet e emergjencs mjekësore në veçanti që janë të preokupuara me pandeminë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Kontrolle të dedikuara në të gjitha rrugët e kryeqytetit, për të disiplinuar mënyrën e pushimit dhe qëndrimit të mjeteve, me qëllim shmangien e pengesave në trafik dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i manovrave të detyruara, për të kaluar mjetet e pushuara në rrugë apo në rresht të dytë.

Me gjithë punën dhe angazhimin e shtuar në ketë drejtim, numrin e konsiderueshëm të masave administrative që vendosen çdo ditë për këto shkelje, përsëri shumë përdorues mjetesh manifestojnë neglizhencë të theksuar në raport me normat e sjelljes për pushimin dhe qëndrimin e mjeteve, ku përveç se shkaktojnë trafik dhe rrezik për aksidente rrugore në tërësi, bëhen pengesë serioze për mjetet e emergjencave mjekësore në veçanti, të cilat konstatohen çdo dite e më shpesh për shkak të dinamikës së madhe që përballojnë në këtë situatë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet