Naftëtaret 22 ditë grevë urie: Na kanë kërcënuar. Na morën me privat dhe...

Aktualitet
Naftëtaret 22 ditë grevë urie: Na kanë kërcënuar.

Vazhdon prej 22 ditësh ngujimi i grave naftëtarëve në ambientet e jashtme të rafinerisë së naftës në Ballsh.

Ato vazhdojnë t'u qëndrojnë kërkesave të tyre për të marrë pagat e prapambetura, por gjithashtu kërkojnë rifillimin e punës në uzinë.

Ndërkohë, ato kanë treguar se janë kërcënuar dhe se dikush i ka marrë me privat me të shara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Na kanë marrë pa numër, me thurje. 'Lini grevën, aty të vdisni'. Sharje nga më të ndryshmet që më vjen turp t'i publikoj.

Nuk i kemi borxh askujt. Nuk e diskutoj fare se janë partiake. I bëjmë thirrje instancave të qytetit tonë që nuk kanë reaguar fare. Bashkisë së qytetit.

Në prefektët që është grua, nënë. Deputetit të zonës që paska qenë i shurdhët. Mos të më veje duke ngrënë dreka darka. Jemi futur për bukë këtu.

Jemi të ngujuara ekonomikisht. Shpresa e vetme është vetëm kryeministri. Tek ai kemi sytë. Do dialog. Ai tek sheshi ne këtu.

Pse duhet të trembet nga gratë. Të japë një zgjidhje.

Ne duhet të jemi pranë familjeve tona. Boll. Jemi shumë të stresuaka, të lodhura. I shërbejmë njëra-tjetrës.

Nuk pranojmë të vijnë ambulancat më këtu”, tha një naftëtare.

ME TE LEXUARAT