Mbërrin në Roterdam avioni ku gjenden Thaçi, Veseli dhe Selimi

Kosovë&Rajon
Mbërrin në Roterdam avioni ku gjenden Thaçi, Veseli dhe Selimi

Ka mbërritur pas dy orësh udhëtim në Holand (Roterdam) avioni ku gjenden tre eprorët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Ato janë nisur drejt Hagës me aeroplanin e ardhur special rreth orës 16:00, të cilët u dërguan në aeroportin ushtarak me makinat e EULEX-it në Sllatinë rreth orës 15:00.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndryshe, Thaçi, Veseli e Selimi që të tre u dorëzuan në EULEX pasi ndaj tyre mbrëmë është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ndërkohë paraditen e kësaj të enjte Thaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit duke u zëvendësuar nga Vjosa Osmani.

ME TE LEXUARAT