Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kujtoi se i kishte hyrë hajduti në shtëpi, burri qëllon për vdekje gruan shtatzënë

Një burrë në Florida të SHBA qëlloi për vdekje gruan e tij, për të cilën besonte se ishte një i huaj në shtëpi, thanë autoritetet.

Tragjedia ndodhi të mërkurën në 1:30 të natës, kur burri i paemëruar tha se dëgjoi një zhurmë jashtë derës së dhomës së gjumit.

Ai tha për autoritetet se nuk ishte në dijeni se gruaja e tij nuk ndodhej në dhomë, dhe shkoi të kontrollonte me pistoletë.

“Ai pa një siluetë në korridor dhe qëlloi, por për fat të keq ishte gruaja e tij”, tha sherifi lokal.

Gruaja e tij që ishte gjashtë muajshe shtatzënë, u dërgua në spital. Aty doktorët e shpallën të vdekur por arritën të shpëtojnë beben e saj.

“Është një rast i skenarit më të keq. Dikush që beson se po mbron shtëpinë e tij, por qëllon për vdekje bashkëshorten,” tha zyra e sherifit duke refuzuar të publikonte emrat e autorit dhe viktimës.

Autoritetet thanë se po e hetojnë incidentin si një vdekje e dyshimtë.

“Megjithse kemi një deklaratë të plotë prej tij, ne nuk mund të marrin asgjë në bazë të aparencave dhe do të vazhdojmë të hetojmë pistat. Ka shumë hapa investigative që do të na sigurojnë që po tregon të vërtetën”, tha një zëdhënës i policisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet