Kryemadhi ndan videon nga incidenti në Durrës: Policja refuzoi të na gjobiste, zgjodhi të jetë me popullin

Politikë
Kryemadhi ndan videon nga incidenti në Durrës: Policja refuzoi të

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka postuar në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ një video nga incidenti me policinë sot gjatë një takimi në Durrës, teksa u gjobit për mosmbajtje të maskës. Kryemadhi pretendon se një prej punonjësve të policisë, nuk i është bindur urdhrit për të gjobitur përfaqësuesit e LSI-së.

Vetë Kryemadhi thekson se ende ka shpresë në këtë vend, siç është shembulli sipas saj i polices, të cilën e quan heroinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot në Durrës. Ende ka shpresë, shqiptarët kanë dinjitet. Frymëzues veprimi i kësaj police, heroina e vërtetë e ditës dhe shembull i forcës së gruas. Ajo zgjodhi të jetë me popullin, me nënat dhe baballarët që mbetën pa shtëpi.”, shkruan Kryemadhi.

VIDEO

ME TE LEXUARAT