Infektohet me COVID-19 kryetarja e Bashkisë së Përmetit, izolohet me familjen

Politikë
Infektohet me COVID-19 kryetarja e Bashkisë së Përmetit, izolohet

Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar ajo vetë me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në postimin e saj Hoxha thekson se është karantinuar bashkë me familjarët e saj dhe po vijon punën nga shtëpia.

“Të nderuar bashkëqytetarë! Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetë-izoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm.

Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer sërish angazhimeve.

Ju uroj shëndet, kujdes për veten dhe të afërmit”, shkruan Alma Hoxha.

ME TE LEXUARAT