Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Haradinaj në krah të Veselit: Bashkë në kohët e vështira, bashkë edhe sot

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në rrjetet sociale pasi u konfirmua aktakuza ndaj Kadri Veselit.

“Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot”, shkruan Haradinaj në Facebook, ndërkohë që postimin e shoqëron me një foto me ish-kryeparlamentarin.

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli.
Ka qenë vetë Kadri Veseli që ka njoftuar se është njoftuar ditën e djeshme. Përmes një deklarate ai thotë se është informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara dhe se do të udhëtojë vullnetarisht drejt Hagës që t’u përgjigjet këtyre akuzave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet