Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjykatësi i Michigan hedh poshtë kërkesën e Trump për pezullimin e votave

Joe Biden sheh vijën e finishit por s’e arrin dot, pasi Donald Trump ka bërë avantazhe në disa shtete por edhe sepse numërimi i votave ka vijuar me ritme të ngadalta.

Një tjetër arsye se përse Biden e sheh vijën e finishit por nuk e prek dot atë është vonesa në numërimin e votave në shtetet e fundit të mbetura, shoqëruar me disa ndryshime të papritura. Këto vonesa dhe ndryshime janë në Arizona, Nevada, Pensilvani, Georgi, Carolinë të veriut.

Rezultatet aktualisht, mbeten me 264 për Biden (nga 270 që i duhen për të fituar) dhe 214 për Trump.

Në shtetin e Michiganit, Donald Trump ka depozituar në gjykatë një kërkesë për pezullimin e procesit të numërit të votave.

Një prej gjykatësve të Michigan-it ka hedhur poshtë kërkesën e Trump për pezullimin e numërimit të votave. Tashmë ky shtet u fitua nga Joe Biden me një diferencë mbi 4 % të votave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet