Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Fotot, këta janë tre shqiptarët e përfshirë në sulmin terrorist të Vjenës

Ministri i Punëve të Brendshme të Austrisë, Karl Nehammer, ka treguar sot se deri tani janë arrestuar 15 persona të dyshuar për sulmin terrorist të para pak ditëve në Vjenë.

Ndërkohë, mediumi austriak ‘OE24’ thotë se tashmë rrjeti kriminal është i shtrirë në të gjithë Evropën.

“Në Zvicër janë arrestuar dy persona, të cilët besohet se kanë lidhje me sulmin”.

Ky medium ka publikuar edhe emrat e 15 personave të arrestuar, tre prej të cilëve janë shqiptarë. Bëhet fjalë për Kujtim.F, i cili në korrik të këtij viti kishte shkuar në Sllovaki për të blerë armët.

Të dyshuarit tjerë shqiptarë janë Argjend G. (22) dhe Arijanit F. (21).
Sipas informatave të ‘OE24’, të gjithë të dyshuarit janë të moshës nga 16 deri në 28 vjet dhe kanë jetuar në Vjenë, St.Polten dhe Modlig.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet