Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E rëndë në Lushnjë, 52-vjeçari pret damarët, ndërron jetë në spital

Lushnjë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në spitalin e Lushnjës, ku një 52-vjeçar ka shkuar me urgjencë për trajtim dhe më pas ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. B., banues në Lushnjë, i cili dyshohet se ka prerë damarët.

52-vjeçari kishte shkuar me shenja jete në spital, ndërsa kishte ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Informacion paraprak

Më datë 05.11.2020, rreth orës 11:15 në Spitalin e Lushnjes ka ndërruar jetë shtetasi A. B., 52 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se ka prerë damarët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet