Dorëheqja e Hashim Thaçit, reagon Vetëvendosje: E duhur, por e vonuar

Kosovë&Rajon
Dorëheqja e Hashim Thaçit, reagon Vetëvendosje: E duhur, por e

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi publik e ka quajtur dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi si veprim të duhur, por të vonuar.

Ata thonë se do të ishte mirë që presidenti Thaçi të vepronte kur erdhi lajmi për akuzat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dhjetë vjetët e fundit janë dëshmi se si kushdo që ka pretenduar ta mbrojë UÇK-në përmes pazareve të fshehta, ka dështuar, dhe vetëm sa e ka rritur dëmin.

Vetë Gjykata Speciale është padrejtësi e prodhuar prej tyre, përderisa ne si Lëvizje, bashkë me shumë veteranë e qytetarë, protestuam kundër saj”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Vetëvendosje konsideron se Kosova nuk është në gjendje ta mbrojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me institucionet e saj, për shkak siç thonë, ‘se keqqeverisja në dekadat e pasluftës ka rezultuar në institucione të brishta të drejtësisë’.

Dhomat e Specializuara në Hagë të enjten kanë konfirmuar aktakuzën kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit menjëherë pas konfirmimit të aktakuzës.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./ REL

ME TE LEXUARAT