Debati për shkollën “Sami Frashëri”, delegacioni i BE në Tiranë: Nuk po ndërtohet me fondet tona

Politikë
Debati për shkollën “Sami Frashëri”, delegacioni i BE

Bashkimi Europian ka reaguar në lidhje me debatin për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri” në kryeqytet. Delegacioni i BE-së në Tiranë përmes një deklarate ka pohuar se ky gjimnaz nuk do të jetë pjesë e programit “EU4Schools”.

Sipas BE-së kjo shkollë nuk do të përfitojë nga mbështetja financiare në kuadër të këtij projekti. Mes të tjerash BE ka publikuar dhe listën e shkollave që do të përfitojnë nga programi “EU4Schools”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

REAGIMI I DELEGACIONIT TË BE

Shkolla “Sami Frashëri” nuk është pjesë e programit “EU4Schools” dhe nuk do të përfitojë nga mbështetja financiare e BE-së për rimëkëmbjen nga tërmeti.

Shkolla nuk është në listën e përfunduar dhe të publikuar të fazës së parë të programit. Po ashtu, nuk është parashikuar ndër institucionet arsimore që do të përfshihen në fazën e dytë. Lista për fazën e parë të programit mund të gjendet në faqen e internetit të UNDP-së, partneri ynë zbatues për programin “EU4Schools”:

https://www.al.undp.org/content/albania/en/home/projects/eu4schools.html

ME TE LEXUARAT