Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Buxheti 2021, i mashtrimeve elektorale”, PD: Rama tallet me shqiptarët premton sërish shëndetësinë falas

TIRANË
Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama bërë sot në parlament mbi pr/buxhetin e vitit 2021. Tabaku shkruan se kreu i qeverisë tallet me shqiptarët duke premtuar sërish shëndetësi falas.

Për Tabakun ky buxhet është buxheti i mashtrimeve elektorale, që nuk punon për shqiptarët.

“Buxheti 2021 do të jetë akoma më keq për shëndetësinë, për arsimin, për infrastrukturën publike, për të papunët, për ata me ndihmë ekonomike, për familjet që nuk kanë akoma një shtëpi nga tërmeti, për profesionistët, për biznesin.

Ky është një buxhet që nuk mbështet rritjen ekonomike, nuk mbështet zhvillimin, por i çon paratë në pak xhepa që kanë lidhur kontot e tyre bankare me fatin e Edi Ramës në pushtet.”- tha Tabaku.

Deklarata e plotë:

Kush ka dëgjuar sot Edi Ramën të flasë mër buxhetin, me siguri do të ketë qeshur. Por në fakt, është një situatë për të qeshur e për të qarq. Pas 8 vjet dështimesh, me mjeshtërinë më të lartë të mashtrimit, Edi Rama premtoi sërish, shëndetësinë falas.

Nuk ka tallje më të madhe se kjo për shqiptarët. Një kryeministër në ditët e fundit të karrierës politike, që përpiqet të kapet pas fijes së barit dhe të bëjë shqiptarët për budallenj, duke u premtuar shëndetësinë falas.

Në një vit qytetarët paguajnë mbi 400 milionë euro në sistemin shëndetësor privat, sepse Edi Rama vetëm e përkeqësoi gjendjen në spitalet publike, duke i çuar paratë tek koncesionet e tij korruptive.

Buxheti 2021 do të jetë akoma më keq për shëndetësinë, për arsimin, për infrastrukturën publike, për të papunët, për ata me ndihmë ekonomike, për familjet që nuk kanë akoma një shtëpi nga tërmeti, për profesionistët, për biznesin.

Ky është një buxhet që nuk mbështet rritjen ekonomike, nuk mbështet zhvillimin, por i çon paratë në pak xhepa që kanë lidhur kontot e tyre bankare me fatin e Edi Ramës në pushtet.

Buxheti 2021 është lajmi i keq për çdo shqiptar që sot vuan aktet e papërgjegjshme 8 vjeçare të qeverisë së kalbur nga korrupsioni.

Fatmirësisht, ky është akti i fundit i Edi Ramës si kryeministër.

Ky buxhet nuk zgjidh dhe as shtron rrugën për të kapërcyer krizën ekonomike dhe sociale të tërmetit 2019 dhe gjithashtu edhe të pandemisë. Mijëra qytetarë janë sot ende nën çadra, sheshet e rindërtimit janë projekte 3D, që nuk kanë nisur të ndërtohen, sepse prioritet për këtë qeveri nuk ishte ndërtimi i shpejtë i banesave, por vjedhja e fidenve të rindërtimit.

Mbi 100 mijë të papunë ende sot rrugëve ndërsa konsumi ka rënë dhe rënia ekonomike pritet të jetë në kufijtë e 10% sipas parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare.

Buxheti është një gënjështër e madhe elektorale. Nuk ka për të patur as rritje pagash reale, as heqje taksash të vërteta. Është vetëm një karrem për të marrë ndonjë votë përmes mashtrimeve të paskrupullta.

Edi Rama është i pabesueshëm! Për 8 vjet ai vetëm sa i rriti taksat biznesit të vogël, i gjobiti përmes taksidarëve të tatimeve dhe çdo lloj ushtrie tjetër gjobëvënësish, duke falimetuar çdo vit mijëra e mijëra biznese, duke i detyruar shumë prej tyre edhe të largohen nga vendi.

Ky është buxheti i borxhit më të madh publik. Edi Rama kërkon të mbijetojë në politikë duke u vënë në kurriz shqiptarëve qindra miliinë euro euro të tjera borxh, të cilat nuk shkojnë për hapjen e vendeve të reja të punës, por për të paguar oligakrët e tij, për te paguar incëneratorët dhe luksin e zyrave të qeverisë së tij të kalbur nga korrupsioni.

Parlamenti sot, miraton një buxhet që zyrtarisht pretendon se do t’i paguajë PPP-ve 120 mln euro në vit. Një buxhet që në realitet po përgatitet të paguajë mbi 339 mln euro për këto PPP që shqiptarëve nuk i kanë sjellë, përfitime, ndërsa oligarkëve u kanë çuar deri më tani gati 1 mld euro të ardhura të sigurara nga taksat e shqiptarëve.

Prandaj ky buxhet është asgjë më pak se sa “Arka personale e oligarkëve”. Ata po përdorin këtë buxhet që nga taksat e larta që i merren të punësuarve, vetëpunësuarve, biznesit dhe çdokujt tjetër të fitojnë kontrata të sigurta disa milionë euro. Janë 120 mln euro për PPP, 38 mln euro për tendera rehatie të zyrave qeveritare apo dhe 1.7 mld euro që janë vetëm 7 projekte të reja të panevojshme në këtë vit të vështirë dhe delikate.

Kjo qeveri dhe mbi të gjtiha Edi Rama nuk ka pasur kurrë një vizion ekonomik që t’u shërbejë shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ajo për të cilën ai ka luftuar vazhdimisht është interesi i tij privat dhe i një grupi të vogël njerëzish pranë tij që në këto 7 vite e pak kanë plaçkitur taksat e shqitparëve për t’u pasuruar.

Shqiptarët punëtorë dhe të heshtur, ata që për vite me radhë kanë duruar pabesitë dhe vjedhjen e xhepave të tyre, bizneset që janë vjedhur nga një qeveri e papërgjegjshme që nuk mendon për to, do t’i përgjigjen me votë duke e ndëshkuar arkitektin e vërtetë vërtetë të krizës së tyre më të madhe ekonomike dhe pasigurisë për familjet.

Shqiptarët do t’i përgjgijen njeriut që e dërgoi Shqipërinë në emigracion dhe Shqipërinë në papunësi.

Shqiptarët në 25 prill 2021 do t’i japin fund Shqipërisë me Koncesion për t’i dhënë jetë Shqipërisë në Punë. Do të largohen përfundimisht nga Shqipëria në Emigracion për të ndërtuar këtu së bashku një shtëpi për të gjithë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet