Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Berat, COVID-19 ‘futet’ në spital, burg, hipotekë dhe në një shkollë

Në 24 orët e fundit në Berat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 30 qytetarë, ku dy prej tyre janë infermiere, dy punonjës të burgut, një punonjëse në fasoneri, një rast në Hipotekë, një nxënës shkolle, një shitës dhe 23 pensionistë.

Pavarësisht rasteve vijon puna në Hipotekë dhe në spital ku ishin dy infermieret e infektuara.

Vetëm brenda pak javësh, shifrat e koronavirusit në vend kanë pësuar një rritje të ndjeshme.

Këtë të enjte u shënua një tjetër rekord shifrash me COVID ku në 24 orët e fundit u regjistruan 421 të reja nga 1744 testime të kryera.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet