Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Amnesty International: Aktakuza ndaj Thaçit i sjell viktimat një hap më afër drejtësisë

Organizata ndërkombëtare Amnesty International, ka thënë se konfirmimi i aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i sjell viktimat një hap më afër drejtësisë së shumëpritur.

“Aktakuza sjell shpresë për mijëra viktima të luftës së Kosovës të cilët kanë pritur për më shumë se dy dekada për të zbuluar të vërtetën në lidhje me krimet e tmerrshme të kryera kundër tyre dhe të dashurve të tyre. Akuzat, tregojnë se zyrtarët e lartë nuk janë mbi ligjin”, ka thënë hulumtuesja për Ballkanin në kërtë organizatë, Jelena Sesar.

Organizata thotë se “faktet për krimet e luftës të kryera nga udhëheqja e UÇK-së, përfshirë një fushatë të persekutimit të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve politikë midis shqiptarëve të Kosovës, duket se janë bindëse”.

“Janë dashur gati 10 vjet që ndonjëri nga të dyshuarit për përgjegjësi penale të sillet në gjykatë. Kjo ka lejuar që të vazhdojë një kulturë e mosndëshkimit për krimet e luftës të kryera gjatë luftës në Kosovë (1998-2000). Kjo aktakuzë jep shpresë se çdo përpjekje për të penguar drejtësinë dhe të vërtetën nuk do të tolerohet dhe se viktimat dhe të afërmit e të zhdukurve më në fund do të shohin të dyshuarit të gjykohen “, ka thënë Sesar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi më 5 nëntor njoftoi se Dhomat e Specializuara në Hagë, i kanë konfirmuar aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ai tha se për shkak se nuk dëshiron të shkojë para Dhomave të Specializuara si president i Kosovës, ai jep dorëheqje nga kjo pozitë.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën edhe kundër kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Konfirmimi i aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, pason arrestimin e djeshëm (4 nëntor) të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi. Të mërkurën, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë konfirmuar aktakuzën edhe kundër shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Të gjithë të lartëpërmendurit kanë qenë udhëheqës të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet