Aksident tek kryqëzimi i “Vorrit të Bomit”, makina përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital
Lajmifundit
/
5 Nëntor 2020, 15:56
Aktualitet

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot rreth orës 15:15, tek kryqëzimi i ‘Vorrit të Bomit” në Tiranë.
Mjeti me drejtues shtetasin I.G., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E.B., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
ME TE LEXUARAT
Ad 300 x 250