100 mijë raste me covid-19 në 24 orë, rriten shifrat pas zgjedhjeve në SHBA

Bota
100 mijë raste me covid-19 në 24 orë, rriten shifrat pas

Rastet e infektimit me koronavirus vazhduan të shënojnë rritje në Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 99,660 raste të reja u konfirmuan të mërkurën – shifër kjo rekorde brenda një dite.

Në spitalet e SHBA-së aktualisht janë të shtrirë mbi 50,000 pacientë me koronavirus. Shifra paraqet rritje për rreth 64% nga fillimi i tetorit. Shkalla mesatare e viktimave ditore gjithashtu është rritur, megjithëse mbetet më e ulët sesa në fillimet e pandemisë, në muajin mars.

SHBA-ja “nuk mund të ishte pozicionuar më dobët”, me mot të ftohtë që i shtyn njerëzit të qëndrojnë brenda, tha drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci, në një intervistë për gazetën Washington Post.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve atje është afër 9.5 milionë, ndërsa i viktimave ka kaluar 233,000.

 

ME TE LEXUARAT