Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zgjedhjet/ Joe Biden thyen rekordin, merr më shumë vota se çdo kandidat tjetër

Numërimi i votave për zgjedhjen e presidentit të ri në Amerikë vazhdojnë, ku deri më tani ka kryesuar Joe Biden me 238 vota krahasuar me Donald Trump, i cili ka 213 vota.

Ndërkohë, sipas TheGuradian, Joe Biden është kandidati i parë presidencial, që ka marrë më shumë vota në të gjithë historinë e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkura.

Numri aktual i votave të Biden është 69,759,833, duke kaluar edhe 69,498,516 të grumbulluar nga Barack Obama në 2008, edhe ky një rekordin i mëparshëm.

Totali i votave të siguruara nga Joe Biden, është 3.9 milion më i lartë se numri i votave të siguruara nga Hillary Clinton në 2016 kur ajo fitoi votën popullore, por humbi presidencën përballë Donald Trump.

Ndërkohë deri më tani totali i votave ndaj Trump është 67,160,663, por sërish ky një numër më i lartë nga sa mundi të fitonte në 2016 dhe më shumë sesa Obama siguroi në 2012.

Kështu numri i votave e vendos Trump të tretin në listën e të gjitha kohërave, pas Biden dhe Obamës.

Ndërkohë në SHBA, ka nisur një përplasje e fortë! Ende pa mbaruar numërimi i votave, Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje qendrave të votimit që të ndalojë votimi në Pensilvani, Michigan dhe Wisconsin.

Në foltore, në Shtëpinë e Bardhë, Trump teksa shpalli paraprakisht fitoren dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij që të përgatiteshin për festë gjigante, kërkoi nga Gjyakata e lartë që të ndalej votimi.

Ai e konsideroi një vjedhje votash avancimin e rivalit të tij Joe Biden që deri më tani ka marrë 238 vota elektorale. Biden u tregua i gatshëm të përballet në gjyq me të.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet